Reagon BE pasi Trump njoftoi taksën 30 % nga 1 gushti, do të synohet arritja e marrëveshjes me SHBA-në

Flamuj të BE-së para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur një tarifë tregtare prej 30% ndaj Bashkimit Evropian, që pritet të hyjë në fuqi më 1 gusht.

Costa ka theksuar se tarifat, në thelb, janë taksa që ndikojnë negativisht në ekonomi duke nxitur inflacion, krijuar pasiguri dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ai ka shprehur përkrahje të plotë për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me SHBA-në.

“BE-ja mbetet e vendosur, e bashkuar dhe e gatshme për të mbrojtur interesat tona, në mbështetje të plotë të Presidentes Von der Leyen dhe përpjekjeve të Komisionit për të arritur një marrëveshje të drejtë me SHBA-në”, ka shkruar Costa.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika