Reagon Xhaka: Rasti i sotëm na ka ulur kokën të gjithëve

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar pas rastit të ndodhur të mërkurën e dy nëntorit, në Shtëpinë e pleqve "Orenda" në Pejë, që një e moshuar është keqtrajtuar nga infermierja. Xhaka ka reaguar në rrjetin social Instagram, duke thënë se shqiptarët kanë kulturën, mikpritjen dhe traditat që kombet e tjera mund të na marrin shembull, mirëpo sipas tij, rasti i keqtrajtimit të së moshuarës na ka ulur kokën të gjithëve

Granit Xhaka





Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar në rrjetin social Instagram, pas rastit të ndodhur sot në Shtëpinë e pleqve “Orenda” në qytetin e Pejës, që një infermiere ka keqtrajtuar një të moshuar duke e rrahur.

Xhaka për këtë rast ka shkruar se na ka ulur kokën të gjithëve, duke e bashkangjitur këtu faktin se është më tragjike se si pesë vajzat e tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë rastin që po ndodhte.

“E moshuara gjyshe, nënë, dhunohet pa mëshirë nga punonësja e Azilit në Pejë, akoma më tragjike fakti që 5 të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë “, ka shkruar Xhaka.

Tutje, Xhaka ka thënë se këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj, si dhe ka theksuar se është krenar për vendin dhe origjinën e tij, por, sot, është ndier keq për rastin e ndodhur.

” T’i jepet fund rasteve që na bëjnë të mos jemi krenarë nga vijmë. Kjo nuk është tradita dhe kultura që ne kemi “, ka thënë Xhaka.

Futbollisti shqiptar njashtu ka shkruar edhe për të moshuarën e cila është keqtrajtuar, duke e quajtur atë një gjyshe fisnike, e cila nuk ka nxjerrë asnjë fjalë të keqe nga goja. Madje, ka theksuar se familjarët e infermiereve i kanë shumë borxhe të moshuarës.

Njashtu, Xhaka ka bërë të ditur se në rast nevoje është i gatshëm të ofrojë ndihmë dhe mbështetje.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika