Real Madrid e humb kontrollin me tre kartonë të kuq – mposhtet nga Celta Vigo në Bernabeu

Real Madrid pësoi një humbje surprizuese në shtëpi ndaj Celta Vigo, duke u mundur me rezultat 0:2 në “Santiago Bernabeu”.

Kjo është humbja e parë e Madridit ndaj Celta Vigo në 19 vitet e fundit, duke vënë në vështirësi shpresat e tyre për titullin në La Liga.

Golat u shënuan pas pjesës së dytë, ku Swedberg dhe Aspas shfrytëzuan gabimet e mbrojtjes së Madridit. Swedberg shënoi golin e dytë me një lëvizje të qetë përballë Courtois, duke vulosur fitoren e mysafirëve.

Situata u rëndua edhe më shumë për vendasit pas dy kartonëve të kuq.

Pas vetëm disa minutash nga marrja e kartonit të verdhë për ndalimin e kundërshtarit të tij, Fran Garcia i  penalizohet përsëri për një ndërhyrje të nxituar. Gjyqtari nuk hezitoi ta ndëshkojë përsëri me karton të verdhë.

Carreras u ndëshkua dy herë brenda pak minutash për debate me gjyqtarin, duke lënë Realin me dy lojtar më pak dhe duke humbur krejtësisht kontrollin e ndeshjes.

Më pas edhe Endrick u ndëshkua me karton të kuq i cili ishte në stol.

Me këtë humbje, Real Madrid mbetet prapa me 36 pikë në vendin e dytë, ndërsa Barcelona me 40 pikë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika