Reali konfirmon lëndimin e Jude Bellingham, rrezikon mungesë deri në një muaj

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se mesfushori anglez Jude Bellingham ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë gjatë ndeshjes së La Ligës kundër Rayo Vallecanos.

Ndeshja, e vlefshme për javën e 22-të të sezonit 2025/26, u mbyll me fitore 2-1 për madrilenët, duke e ngushtuar diferencën me liderin Barcelona në vetëm një pikë. Megjithatë, fitorja u zbeh nga shqetësimet për gjendjen fizike të Bellingham.

Në njoftim, Real Madridi bëri të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga stafi i klubit, lojtari është diagnostikuar me çarje të muskulit semitendinosus në këmbën e majtë. Klubi shtoi se gjendja e tij do të monitorohet vazhdimisht gjatë procesit të rikuperimit.

Rrezikon mungesë deri në një muaj

Edhe pse klubi nuk dha një afat konkret për rikthimin e tij, e përditshmja spanjolle AS raporton se Bellingham mund të mungojë rreth një muaj.

Sipas raportimit, periudha e rikuperimit mund të zgjasë nga tre deri në pesë javë, varësisht nga ecuria e dëmtimit në ditët në vijim.

Lëndimi vjen në një moment vendimtar të sezonit, me Real Madridin në garë të ngushtë me Barcelonën për kreun e tabelës.

Për më tepër, Bellingham pritet të mungojë edhe në përballjen dy ndeshëshe të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës, e cila zhvillohet më vonë këtë muaj.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika