Reali mban mbledhje për të ardhmen e Xabi Alonsos, ndeshja me Cityn vendimtare

Nata mes së dielës dhe së hënës ka qenë e gjatë në “Santiago Bernabéu”. Humbja 0:2 ndaj Celtas dhe paraqitja shumë e dobët e ekipit – pa qëndrim, e çorientuar dhe pa lojë – e kanë futur Xabi Alonson në një situatë kritike.

Sipas burimeve të mediumit spanjoll El Mundo, menjëherë pas ndeshjes drejtuesit më të lartë të Real Madridit janë mbledhur në zyrat e stadiumit dhe kanë diskutuar për disa orë nëse trajneri bask duhet të vazhdojë apo jo në detyrë.

Debatet kanë qenë të nxehta dhe me mendime të ndara, por gjithçka po shkon drejt një përfundimi se dueli i së mërkurës ndaj Manchester Cityt pritet të jetë shansi i fundit për Alonson.

Ndërkohë, klubi ka nisur të mbajë “një sy nga tregu”, duke studiuar opsionet e mundshme në rast të një ndryshimi në stolin madrilen.

Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp thuhet se janë emrat që pëlqehen më së shumti nga drejtuesit.

Pas humbjes, Alonso u shfaq i prerë para mediave. I pyetur nëse e ndiente veten me forcë për të vazhduar, ai u përgjigj shkurt.

“Po, sigurisht”.

Ndërsa për spekulimet mbi të ardhmen e tij, trajneri reagoi “A luaj vendin tim të mërkurën? Ne luajmë për tre pikë.”

Një përgjigje që tregon se ai është plotësisht i vetëdijshëm për presionin dhe momentin e vështirë që po kalon.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika