Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në një intervistë në Debat Plus ka deklaruar se propaganda e krijuar ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shkon drejt përfundimit dhe se vendi po hyn në një fazë të re politike dhe shoqërore.
Mustafa tha se nga viti 2000 e tutje është zhvilluar “një luftë e pandërprerë” ndaj ish-luftëtarëve, duke krijuar një narrativë të rreme se ata nuk i duhen vendit.
“Është konpaskrijue një narracion se ne nuk i duhemi venit”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo propagandë ishte e sponsorizuar dhe e ushqyer për vite të tëra.
Sipas tij, goditja e këtij narracioni ka ardhur sidomos pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale.
“Po, mendoj që po. Gjykata Speciale i dha fund kësaj propagande”, tha Mustafa, duke theksuar se epoka e ndarjes dhe polarizimit të shoqërisë duhet të marrë fund.
Ai vlerësoi se tani është koha që Kosova të rifillojë procesin e transformimit politik, i cili, sipas tij, ishte pamundësuar për një kohë të gjatë për shkak të sulmeve dhe presionit të vazhdueshëm ndaj ish-krahut të luftës.
“Nuk jemi mujt me provu transformimin e drejtë të politikës nga koha e okupimit në kohën e lirisë… asnjëherë nuk jemi mujt të konsolidohem mirë”, tha Mustafa.
Ish-komandanti u shpreh optimist për muajt e ardhshëm, duke i cilësuar si “muaj fitimtarë për Ushtrinë Qytetare të Kosovës”. Ai theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe e aleatëve të tjerë historikë mbetet vendimtare në këtë proces.
“Na erdhi ndihmë e pakosyrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Mustafa.
Ai theksoi se politika kosovare ka nevojë për figura me përvojë dhe kontribut në shtetformim, ndërsa beson se vendi është i gatshëm për një kapitull të ri.
“Besoj që tani ka ardhur koha… Kosova ka vend në vendet e qytetënuara botërore”, deklaroi Mustafa.
Sipas tij, fryma e lirisë dhe përvoja e brezit që e solli pavarësinë do të mundësojë transformimin e mëtejshëm të vendit.
“Kjo frymë e lirisë ka me mujt me bo këtë transformim dhe kemi me e bo” përfundoi ai.