Kandidatja për deputete nga radhët e “Guxo”, Albena Reshitaj, u shpreh se krijimi i fondeve për sigurimet shëndetësore do të shqyrtohet sapo të formohet qeveria e re.
Reshitaj, në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se para se të funksionalizohet ligji për fondet për sigurimet shëndetësore duhet të funksionalizohet sistemi informativ shëndetësor.
“Ka shumë për të bërë në shëndetësi e arsim, por kam parë nga Qeveria Kurti duke parë buxhetin e ndarë dhe lëvizje tjera në ndryshimet me të kaluarën kam besimin që përmes qeverisë “Kurti 3” do të bëjmë ndryshime rrënjësore. Fondet për sigurimet shëndetësore besoj se do të shqyrtohen me formimin e qeverisë së re dhe do të rikthehet për ta implementuar dhe për ta pasur sa më herët pranë qytetarëve. Para se të funksionalizohet ligji për fondet për sigurimet shëndetësore duhet të funksionalizohet sistemi informativ shëndetësor dhe me këtë e them me keqardhje se nuk ka pasur vullnet për ta funksionalizuar madje ka pasur edhe keqpërdorime në të kaluarën në mjetet e ndara nga Qeveria e Luksemburgut. Çdo shtet ka avancuar në këtë fushë dhe ne jemi prapa e këtë duhet ta ndjekim me hapa të shpejt pasi është hapë që na duhet”, u shpreh Reshitaj.
Ajo, mes tjerash, u shpreh se me formimin e qeverisë së re secili qytetarë do të ketë mundësinë që të zgjedh mjekun familjar.
“Dua të them se jemi në rrugë të drejtë sepse me zotimet e qeverisë “Kurti 3” do të jetë mundësia që qytetarët të zgjedhin mjekun e tyre familjarë nëpërmjet platformës online – secili qytetarë do të ketë mundësinë e zgjedhjes së mjekut familjarë e pastaj ‘check-up’ kontrollet cdo qytetarë do të ketë mundësinë që njëherë në vit të bëjë kontrolle shëndetësore pat apo jo sëmundje – pasi kështu do të parandalohen sëmundje e edhe të zihen sëmundje në faza të hershme”, u shpreh Reshitaj.