Reshjet e ditëve të fundit kanë zënë komunat e vendit në habi e si duket, edhe atë të Podujevës.
Ani pse e kalueshme mbetet qendra e qytetit, e njëjta nuk mund të thuhet për disa nga fshatrat.
Disa nga rrugët e fshatit Pakashticë e Epërme kanë mbetur vështirë të kalueshme, me degë të lisave që kanë zënë rrugët e gjithashtu, me shtylla elektrike jo funksionale.
Në faqet e përfaqësuesve të drejtorive por edhe të kryetarit, përgjatë ditëve të fundit nuk është bërë publike ndonjë veprim i ndërmarrë nga komuna në ndihmë të banorëve.
Por edhe në mungesë të njoftimeve, në ndihmë nuk kanë dalë as në terren.
Në mungesë të gatishmërisë së komunës, banorët janë detyruar të bëjnë zgjidhje vet.
“Po i shihni degët e lisave kanë blkokuar rrugëve prej reshjeve që janë kanë. Qe katër ditë jemi pa rrymë, vet bashëfshatarët janë dalë kanë paguar me para të veta bagere për me i ngulit shtyllat. Sot i kemi edhe dy lagje pa rrymë. Sa e takova Avdyl Behramin në tha qe katër ditë jemi Pa rrymë, edhe senet në friz kanë nis me iu prish. Hallet tona janë në mjerim”, ka deklaruar Naim Hoxha – Kryetar i fshatit Pakashticë e Epërme.
Hoxha shprehet i zhgënjyer me komunën e enkas, me kryetarin.
Se si po ia dalin banorët, ai e demostron përmes një ankedode.
“Kurrë te ne ai nuk vjen se e kanë problem të dalin nga zyret. Edhe mbledhjet kur i mbajmë ata nuk vinë. Total na anashkalojnë. Kujtoj Hata që jam te Fata, kujton Fata që jam te Hata. Qasjhtu edhe na, as me ata as me këta, kemi met në mëshirë të zotit”, ka theksuar tutje ai.
Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Drejtori për Shërbime Publike, Bahri Selimi por i njëjti, ka qenë i paqashëm në telefon.
Njësoj edhe kryetari,Shpejtim Bulliqi.
I paqashëm në telefon ka qenë edhe zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.