Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e të gjitha 10 mandateve të rezervuara për komunitetin serb.

Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave për fitore, mbrëmë ndodhi diçka e çuditshme në selinë e tyre. Mbrëmë ka munguar festimi tradicional para selisë qendrore të Listës Serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në rrugët e qytetit. Atmosfera e qetë dhe e zymtë, ka nxitur perceptimin se kënaqësia me rezultatet nuk ka qenë e plotë, ndërsa procesi i numërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende po vazhdon.

E vetmja ‘festë’ që mbizotëroi brenda LS. Ishte një konferencë e zbehtë dhe me fytyrat e ngrysura të anëtarëve të kësaj partie.

Elek hodhi akuza ndaj Rashiqit, i cili sipas tij, ka marrë vota në qytete me popullsi minimale serbe, si Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Hani i Elezit duke pretenduar se në këto zona Lista Serbe nuk kishte vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga përpunimi i rreth 99 për qind të vendvotimeve, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 4.601 vota./KSP

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika