Rezultatet preliminare, në Zubin Potok prin PDK-ja

Kontejneri i vendosur në Serbovc të Zveçanit si qendër e vendvotimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit (23 prill 2024).

Sipas rezultateve preliminare në komunën e Zubin Potokut, Partia Demokratike e Kosovës raportohet t’i prijë garës.

Izmir Zeqiri, kandidati i PDK-së për të parin e kësaj komune, raportohet të ketë mbledhur gjithsej 196 vota duke lënë pas kandidatin nga LVV-ja, Flatron Hasanin, me 180 vota.

Ndërkaq nëntë vota janë vlerësuar si të pavlefshme.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.

Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 për qind e trupit votues.

Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniqi, tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para preliminare pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.

Kjo është dalja në zgjedhje sipas komunave:

Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika