Rizvanolli jep detaje në lidhje me subvencionin e BE-së për energji

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se ku do të shkojnë 75 milionët e ndarë nga BE-ja në lidhje me krizën energjetike në vend

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje subvencionin e Bashkimit Evropian në vlerë prej 75 milionë euro, të ndara për krizën energjetike në Kosovë.

Kjo shumë e BE-së e ndarë për Kosovën, sipas saj është shuma më e lartë në rajon për kokë banori.

Disa nga masat e marra janë:

-Vazhdimi i masës për kursim të energjisë nga konsumatorët familjarë;

-Mbështetje e drejtpërdrejt e familjeve me nevojë në periudhën e dimrit

-Investime në masën e efiçiencës së energjisë në njësitë e banimit dhe ndërtesave.

-Me 20 milionë euro,  zbatimi do të bëhet nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, dhe Agjencia për Efiçiencë

-Kjo përfshinë izolimet e ndërtesave, fasadat e jashtme, ndërrimi i dyerve dhe dritareve të jashtme, ku target janë konsumatorët familjarë dhe ata në nevojë dhe në veçanti banesat kolektive

-Konsumatorët familjarë, dhe ata në nevojë, për të investuar për pajisje shtëpiake efiçiente, duke përfshi pajisje për ngrohje edhe në sisteme të energjisë së ripërtishme. Masë e ngjashme do të zbatohet edhe për rritjen e efiçencës tek ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, të cilat do të mbështeten për pajisje të ngrohjes efieçiente, dhe për instalimin e energjisë së ripërtrishme.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika