“Kemi sfida në energji, Temormocentralet shumë të vjetra” thotë Rizvanolli

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nuk ka pasur asnjë moment kur KEK-u ka prodhuar zero megavat në orë, ose që Kosova në ndonjë moment ka qenë në kolaps energjetik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar sot para mediave se vendi nuk ka qenë asnjëherë në kolaps energjetik, pavarësisht sfidave me të cilat po përballet sektori i energjisë në Kosovë.

Ajo shtoi se për herë të parë po kryhen ndërhyrje të mëdha në këtë termocentral, duke përfshirë vendosjen e filtrave dhe modernizimin e turbinave, çka do të sjellë rritje të kapacitetit për 80 megavatë dhe ulje të ndotjes në ambient.

“Nuk ka pasur asnjë moment kur KEKU ka prodhuar zeromegabatur ose që Kosova ka qenë në kolaps energjetik. Kemi sfida në sektorin energjetik sepsesiguria jonë e furnizimit varet nga termocentrali 62 vjecare e 42 vjecare dhe kurrë nuk janë bërë rehabilitime të tyre. Nga prilli nuk kemi në funksion të gjitha blloqet, po ndodh për shkak tek Termocentrali Kosova B po i modernizojmë turbinat dhe rrjedhimisht blloku B2 është jashtë funksioni për gjashtë muaj për kryerjen e këtyre operimeve. Eshtë sakrificë e përkohshme por e domosdoshme dhe duhet bërë tani pasi që nuk është bërë kur importi ka qenë trefish më i lirë. Këto janë për herë të parë, ka pasur ndërhyrje të vogla. Për herë të parë tek Kosova B po bëhet modernizimi i turbinave dhe vendosja e filterëve dhe një sërë investime të tjera të cilat do të rrisin kapacitetin për 80 megavat dhe do ta ulin ndotjen”, deklaroi Rizvanolli.

Në konferencën për situatën energjetike në Kosovë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se po flitet për “mafinë energjetike” në Ballkan, por sipas saj, asnjëri institucion i Kosovës s’ka lidhje me të.

Sipas Rizvanollit, kjo mafi mund të ekzistojë në Ballkan dhe ta ketë selinë në Beograd.

“Nuk kam folur për të sepse është aq pa lidhje dhe e pabazë, sa s’më është dukur e denjë ta them. S’po ndalen disa duke e thënë. Mafia energjetike në Ballkan mund të ekzistojë, e të ketë selinë në Beograd, por asnjë institucion i Kosovës s’ka asnje raport, lidhje apo kontakt me të, as shoqëror e as biznesor, e as kurrfarë. Absurde që ta them pasi ata që akuzojnë, s’kanë asnjë fije fakti për atë që e thonë”, ka thënë Rizvanolli.

Sipas ministres në detyrë, ata që akuzojnë për “mafi energjetike”, shpërndajnë dezinformata “për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë”.

“Prej tyre s’mund të presim të jenë korrekt, por ju lus që të mos i merrni të mirëqenia të gjitha deklarimet që i lexoni, por t’u referoheni informatave zyrtare nga kompanitë përgjegjëse”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika