Robert Redford ndërron jetë në moshën 89-vjeçare

Aktori dhe regjisori fitues i çmimit “Oscar”, Robert Redford, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesja e tij, Cindi Berger, kryetare dhe drejtuese ekzekutive e agjencisë “Rogers and Cowan PMK”.

“Robert Redford vdiq më 16 shtator 2025, në shtëpinë e tij në Sundance, në malet e Utahs, i rrethuar nga njerëzit që e donin. Ai do të na mungojë shumë. Familja kërkon privatësi”, ka thënë Berger në një deklaratë për CNN.

Redford u bë i famshëm me rolet kryesore në filmat klasikë “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “All the President’s Men”. Si regjisor, fitoi vlerësime të mëdha me filmat “Ordinary People” dhe “A River Runs Through It”.

Në vitin 1981, ai themeloi Sundance Institute, organizatë jofitimprurëse që mbështet filmin dhe teatrin e pavarur, e cila sot njihet në mbarë botën për Festivalin e Filmit “Sundance”.

Përveç artit, Redford ishte i njohur edhe si një ambientalist i përkushtuar.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika