Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon kolanën “Effugium”, nga projekti prestigjioz “Evropa Kreative”

Sot, në Sallën Ovale, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi kolanën e re “Effugium”, të realizuar në kuadër të projektit “Evropa Kreative”.

“Dukagjini” është botuesi i parë nga Kosova që bëhet pjesë e këtij programi të rëndësishëm evropian, duke sjellë në shqip 11 vepra nga autorë të njohur të vendeve, stileve dhe periudhave të ndryshme.

Në mesin e tyre gjenden emra të letërsisë evropiane si Miguel de Unamuno, Czesław Miłosz, Nikos Kazanxaqis, Cesare Pavese, Doina Ruşti, Anne Weber e të tjerë.

Në panelin diskutues morën pjesë Fatjon Zekaj, redaktor përgjegjës në “Dukagjini”, i cili shpjegoi procesin e përzgjedhjes së titujve për t’u sjellë në gjuhën shqipe; përkthyesi Edon Qesari, me librin “Shoku” të Cesare Pavese-s; Sokol Çunga, me përkthimin e “Gjarpri dhe zambaku” të Nikos Kazanxaqisit; si dhe Maniola Sota, me “Dorëshkrimi fanariot” të autores rumune Doina Ruşti. Të ftuarit ndanë përvojat e tyre me veprat përkatëse dhe diskutuan mbi veçoritë stilistike e narratologjike të autorëve.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” falënderoi përkthyesit dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e projektit.

“Dukagjini” njoftoi se do të vazhdojë të botojë vepra nga kultura e gjuhë të ndryshme, me synimin që lexuesit shqiptarë të kenë sa më shumë qasje në autorë të rinj dhe në letërsi ende të papërkthyer në shqip.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika