Rohde: Kosova t’i kryejë detyrat e shtëpisë për anëtarësimin e saj në KiE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka thënë se Kosova duhet t'i kryejë detyrat e shtëpisë për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, pavarësisht se ajo është afër anëtarësimit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, pavarësisht se ajo është afër anëtarësimit.

Kështu u shpreh Rohde në kuadër të pyetjes që iu bë se “A mundet që BE-ja të tregojë fuqinë e saj në rajon dhe cilat janë vendimet që duhet të merrni ju si pjesë e BE-së dhe popullit në rajon?”, në konferencën “Urëzimi I Ballkanit Perëndimor”.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është më i afërti, kemi shtyrë për këtë vitin e kaluar. E dimë se sa i rëndësishëm është, sepse Këshilli i Evropës është në një pozicion të ndryshueshëm, ka pasur dramatizim me pezullimin e Rusisë. Dhe tani, me anëtarësimin e Kosovës, afër portës dhe I dijmë kushtet, por edhe Kosova i ka detyrat e shtëpisë që duhet t’i kryejë dhe këtë e mendoj kur them vendimet e duhura”, ka shtuar Rohde.

Sa i përket funksioneve të Bashkimit Evropian në Rajon, Rohde ka potencuar se “veglat apo mjetet e tyre janë dialogu Kosovë-Serbi, Procesi i Berlinit, Plani franko-gjerman, Marrëveshja e Ohrit apo Statuti i Asociacionit”.

“Veglat ose mjetet e duhura të Bashkimit Evropian në rajon janë si: Dialogu, Procesi i Berlinit, Angazhimi bilateral, kemi QUINT-in, dhe kemi zhvilluar ndoshta mënyra për të rritur progresin. Më doket vetja sikurse ‘micro menaxheri’, kemi planin franko-gjerman, pastaj Marrëveshjen e Ohrit, Statutin e Asociacionit. Në procesin e Berlinit kemi zhvilluar idetë për baza biletarale, për të shtyer gjërat përpara”, shtoi ai.

Dy vendet mike, Kosova dhe Gjermania, gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime diplomatike parlamentare me ardhjen e Komisionit për Mbrojtje apo edhe vizita e Grupit të Evropës Juglindore në Kosovë, si dhe vizita e kryeparlamentarit në Gjermani para pak kohësh.

“Gjermania dhe Kosova ka pasur kaq shumë vizita biletarale. Kur po flasim për diplomacinë parlamentare, vitin e kaluar kemi pasur Komisionin për Mbrojtje dhe para dy javësh kemi pasur Grupin e Evropës Juglindore ka qenë në Kosovë. Pastaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka qenë në Gjermani. Kemi nivel tejet të lartë të angazhimit. Edhe këshilltarët diplomatic të QUINT-it kanë qenë këtu disaherë. Kur keni ide dhe vegla të gatshme, duhet t’I përdorësh. Po t’i shtoje edhe D-ja, Vendim I duhur në kohën e duhur”, ka shtuar Rohde.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika