Rohde thotë se Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n

Amabsadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se emisari për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, vizitoi Kosovën, për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti që të bëjë kompromis për CEFTA-n.

Por, sipas Rohde, kjo rezultoi “pa sukses”.

Përmes një postimi në “X”, Rohde ka shkruar se nëse është e nevojshme, shtetet e tjera do të vazhdojnë pa Kosovën në marrëveshjen e BE-së për lehtësimin e këmbimeve tregtare për vendet e rajonit.

“Manuel Sarrazin vizituar Kosovën përsëri për të nxitur Albin Kurtin për të bërë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses. Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të ecin përpara pa Kosovën për momentin, për të ecur përpara me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit,” ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika