Rrahja në Kuvend merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Rrahja në Kuvendin e Kosovës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta The Guardian ka shkruar për përleshjen fizike në mes të përfaqësuesve e pushtetit dhe opozitës

Kryeministri Albin Kurti i rrethuar nga mbrojtja e afërt, ministrat dhe deputetët e pozitës pas përleshjes fizike në Kuvend 13/07/2023

Kuvendi i Kosovës mori vëmendjen e gazetës prestigjioze “The Guardian”, por jo për të mirë.

Kjo gazetë ia kushtoi një tekst përplasjes fizike në mes të përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, e cila ndodhi kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim për situatën në veri.

“Deputeti Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i është afruar Kurtit teksa ai po fliste dhe i ka hedhur ujë, duke shkaktuar sherrin. Më herët, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, kishte grisur një vizatim që tallte Kurtin që opozita i kishte dhënë kryeministrit”, thuhet në artikullin e The Guardian.

Pas rrahjes, pozita e opozita e fajësuan njëra-tjetrën për dhunën e shkaktuar. Pas pauzës, Kuvendi filloi seancën përsëri, por kësaj here foltorja u bllokua nga opozita, megjithëse kryeministri Kurti kishte hequr dorë nga fjala e tij, si formë për ta qetësuar situatën.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika