Rregullat e reja të komunikacionit në Maqedoni të Veriut

Kësaj kamere nuk i shpëton asgjë. E vendosur në uniformën e policit, ajo regjistron çdo moment; bisedën, reagimin si dhe sjelljen e qytetarit që ndalet nga zyrtarët policorë për shkak të përdorimit të telefonit apo dëgjueseve në të dy veshët, gjë që tashmë është në kundërshtim me ndryshimet e reja ligjore në Maqedoni të Veriut.

Në këto pamje shihet një nga patrullat e policisë rrugore në Shkup që po ndalon qytetarët për t’i paralajmëruar për ndryshimet e reja ligjore për sigurinë e qarkullimit rrugor. Kushdo që gjatë kalimit të vijave të bardha përdor telefon, dëgjon muzikë me kufje në të dyja veshët, apo thjesht bën scroll nëpër rrjetet sociale, tanimë konsiderohet shkelës i ligjit.

“Siç mund të shihet mbrapa meje, njëri nga këmbësorët, tashmë po merr vërejtje me shkrim nga ana e zyrtarëve policorë”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Për momentin nuk ka gjoba. Policia thotë se për 1 muaj, deri në njoftimin e radhës, do të jepen vetëm vërejtje me shkrim, me qëllim që qytetarët të njihen dhe të ndërgjegjësohen me rregullat e rija dhe të ndryshojnë sjelljet në kohë, shkruan Alsat.mk.

Në terren gjatë xhirimeve tona, disa qytetarë u ndaluan dhe morën paralajmërime verbale dhe me shkrim. Por prezenca e policëve në rrugë e bëri të veten. Qytetarë të shumtë që tashmë e kanë bërë zakon të ecurit me telefon në dorë apo dëgjueset në vesh, shiheshin teksa i hiqnin shpejt e shpejt nga duart ose nga koka, në momentin që shihnin zyrtarët policorë në terren…. ( atmosferë).

Rregullat e reja hynë në fuqi më datë 26 të këtij muaji dhe përfshin të gjithë këmbësorët, drejtuesit e biçikletave, motoçikletave dhe trotineteve elektrik, të cilët do të gjobiten me 40 euro, nëse gjatë kalimit të rrugës ose korsisë së biçikletave përdorin dëgjuese në të dy veshët, telefona, tableta apo pajisje të ngjashme elektronike. Nëse pagesa e gjobës bëhet brenda 8 ditësh, atëherë qytetarët lirohen nga gjysma e gjobës dhe do të paguajnë vetëm 20 euro./KP

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika