Rreth 40 vetura të vjedhura, mbi 100 vepra penale: Rrëfimi ekskluziv i 17-vjeçarit nga burgu

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Prapa Grilave”, një 17-vjeçar i dënuar për vjedhje tregon për jetën e tij, që nga mosha 10-vjeçare.

I dënuar aktualisht me dy vjet burgim për disa raste të vjedhjeve, i mituri rrëfen se ka kryer mbi 100 vepra penale, duke përfshirë grabitje, vjedhje, përdorim dhe shpërndarje droge, lëndime trupore dhe madje tentim vrasje. Ai pohon se përdorimi i kokainës dhe marihuanës ka nisur që në moshën 10-vjeçare, nën ndikimin e një rrethi të keq shoqëror.

“Unë jam 17 vjeçar, jam këtu qe 8 muaj ditë. Jam për vjedhje, i kam dënim edhe 1 vit e 4 muaj me i mbajtë. Jam për vepra të ndryshme normalisht për vjedhje që i kam bërë. Por jam i dënuar vetëm për vjedhje por kam edhe vepra të tjera…

Herën e parë jam kanë në vepër me një shok. Kam pasur grabitje, lëndime të lehta trupore, therje, qisi sene. Kam pasur shumë i kam pasur nja 100, i kam mbyllur krejt normal. Lëndime të rënda trupore, vrasje në tentativë qishtu

Po kam përdor marihuanë edhe kokainë. Diku 7-8 vjet. Mundem me thënë nga mosha 10 vjeçare”, ka thënë 17-vjeçari.

Njohuritë e fituara si ndihmës mekanik me babain e tij, i ktheu në aftësi për të vjedhur makina të modeleve të ndryshme, duke përfshirë një BMW M4 me vlerë mbi 30 mijë euro. Ai tregon se i ka dokumentuar të gjitha veturat që i ka vjedhur, një lloj “koleksioni personal”, sipas tij.

Vetëm për rreth 10 prej tyre është ndëshkuar.

“Kam parë qysh i dhezke kerret me tele e sene vene qishtu. Tani i mbajsha në mend kur dilsha me vjedh, jav heksha kapakin posht. Valla kam vjedhur shumë nja 40 e diçka. I kam në telefon çdo markë të kerrit. Çdo markë të kerrit që e kam vjedh i kam shkruajtur vetëm për qef. Sa u kanë vlera e tyre përafërsisht, një kerr që kam mujt me vjedh më i shtrenjti ka qenë një BMW M4… E kam pasur një shok të Babit, edhe kur shkojsha me shië kerre, i thojsha mos i kallxo kërkujt, ai i prishke, normal për pjesë. Ai qaq sa kushtojke, ai qaq i merrke se ju dufshin pjesët për kerre të tjera, se ka pasur kerre shumë. Ama ai e dike që është kerri i vjedhur…”.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika