“Rrezikon civilët”, Macron kundër operacionit masiv të Izraelit në Gazë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimin e tij se një operacion masiv i Izraelit në Gazë, do të rrezikonte civilët, dhe kjo sipas tij do të ishte një gabim për Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur kundër një operacioni të mundshëm “masiv” të Izraelit në Gazë, në një deklaratë të bërë gjatë një vizite zyrtare në Kajro.

Ai ka shfaqur shqetësimet e tij në lidhje me pasojat potenciale të një operacioni të tillë në këtë zonë të konfliktit të gjatë, duke vlerësuar se ai do të dëmtonte civilët pa garantuar sigurinë afatgjatë të Izraelit.

Presidenti Macron, megjithatë, ka bërë të qartë se Franca njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

“Në lidhje me një ndërhyrje tokësore, nëse është e qartë se është ndërmarrë për të sulmuar grupet terroriste në mënyrë ekskluzive, ky është një zgjedhje që ata kanë, por nëse është një operacion masiv që do të rrezikonte popullsinë civile, në atë rast mendoj se do të ishte një gabim për Izraelin”, ka thënë ai, raporton BBC.

Netanyahu paralajmëron për pushtim tokësor të Gazës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u është drejtuar mediave nga një konferencë e drejtpërdrejtë në Tel Aviv.

Ai ka thënë se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar kthimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

Netanyahu kishte përsëritur se Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Gazës, por ai ka refuzuar të japë detaje mbi kohën e operacionit, duke thënë se do të arrihet me konsensus.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika