Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në Fakultetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Si pasojë e rrëzimit të një orendie në këtë objekt, një punonjëse është lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.
“Sot rreth orës 10:15 është raportuar për një lëndim në vendin e punës në rrugën “Normalja e Gjakovës” , në objektin e Fakultetit. Dyshohet se lëndimi është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme, ndërsa personi i lënduar femër e moshës madhore, ka pranuar trajtim mjekësor”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi, mes tjerash, bëri të ditur se njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast.