RrGGK dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të Drejtorit të RTK-së ndaj gazetares Alba Merovci

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) ka reaguar ashpër ndaj gjuhës seksiste, tallëse dhe ofenduese të këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil Hoxha, drejtuar gazetares Alba Merovci përmes një sulmi publik në rrjete sociale.

reagim thuhet se Hoxha ka përdorur statusin martesor të gazetares për ta denigruar profesionalisht dhe publikisht.

Sipas RrGGK-së, në një kohë kur gazetarët dhe punëtorët e RTK-së janë lënë 15 ditë pa paga, këshilltari ka zgjedhur të përhapë “një model të neveritshëm të sulmit patriarkal ndaj një gruaje që guxon të ketë zë, të punojë me integritet dhe të mos heshtë përballë padrejtësive në Transmetuesin Publik”.

Reagimi thekson se, përmes një gjuhe që përçmon dhe ironizon një gazetare nëpërmjet burrit të saj – “një taktikë klasike e seksizmit institucional” – Hoxha ka treguar përçmimin ndaj grave në media dhe tentativën për t’ua zbehur legjitimitetin profesional përmes sulmeve personale.

RrGGK bën të ditur se në të njëjtin status dhe në komente të tjera, Hoxha ka përdorur gjuhë fyese edhe ndaj gazetareve Fitore Rexhepi dhe Kaltrina Rexhepi Dragusha, duke e thelluar përmasën seksiste, të dhunshme dhe përjashtuese të këtij sulmi publik.

Ky rrjet kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Fadil Hoxhës nga pozita në RTK dhe hapjen e një hetimi institucional për këtë rast si sulm verbal dhe seksist ndaj një punonjëseje të medias publike. Po ashtu, i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të distancohet publikisht nga ky model sjelljeje, i cilësuar si i papranueshëm.

“Çdo gazetare që poshtërohet, kërcënohet apo tallët për shkak se është grua, është një dëshmi se puna për barazi dhe respekt ndaj grave në media nuk ka përfunduar”, thekson RrGGK, duke shtuar se do të vazhdojë të reagojë e të kërkojë llogari për raste të tilla.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika