“Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për shpëtim gjithsej. Ku nga këto 3120 kanë qenë vatra zjarri në pyje dhe kullota. Pjesa më madhe e ndërhyrjeve kanë qenë në zonat me pishë, bredh, por edhe në zonat periferike të qyteteve dhe të fshatrave ku vetë banorët kanë qenë ata që kanë krijuar vatrat e zjarrit duke bërë pastrimet e pemëtarive dhe kullotave të tyre”, deklaroi Cara.
Këtë vit, situata dukshëm paraqitet më problematike.
“Nëse marrim vitin e kaluar me këtë vit, vetëm për dy muaj ne kemi mbi 1200 vatra zjarri në pyje e kullota gjë e cila ka bërë të ketë një trend në rritje. Të paktën jemi rritur me 12%. Pra nëse në një javë ne kishim 6 apo 7 vatra zjarri vitin e kaluar, këtë vit ne kemi patur 13 vatra zjarri pothuajse në çdo javë”, shprehet Cara.
Cara thotë se pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve zjarrfikëse, infrastruktura mbetet një ndër sfidat kryesore.