Rritet çmimi i gazit, bien çmimet e naftës dhe benzinës

Çmimet e derivateve për të mërkurën e shtatë shtatorit dallojnë pak nga ato të së martës. Çmimet e naftës dhe benzinës kanë rënë pak, ndërsa çmimi i gazit ka shënuar ngritje

Ilustrim

Çmimi i naftës për litër të mërkurën e shtatë shtatorit do të jetë një euro e 71 centë për litër.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa të martën.

Çmimi tavan i benzinës është një euro e 36 centë për litër, dy centë më lirë sesa të martën.

Ndërsa çmimi maksimal për gaz është 0.77 euro, një cent më shumë sesa ditën e martë.

Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.

Njoftimi nga MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika