Nafta rritet ndërsa raportet për sulmin e Izraelit ndaj Iranit ngrenë shqetësime për furnizimin
Çmimet e naftës është rritur me më shumë se 1% të mërkurën, pasi raportet për përgatitjen e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane nga Izraeli ngritën frikën se një konflikt mund të prishte disponueshmërinë e furnizimit në rajonin kryesor prodhues të Lindjes së Mesme.
Kontratat e ardhshme të naftës Brent për korrik u rritën me 68 cent, ose 1.04%, në 66.06 dollarë për fuçi, deri në orën 06:30 GMT.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar të West Texas Intermediate të SHBA-ve për korrik u rritën me 70 cent, ose 1.1%, në 62.73 dollarë, raporton Reuters.
Të dhëna të reja inteligjence të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerojnë se Izraeli po përgatitet të sulmojë objektet bërthamore iraniane, raportoi CNN të martën, duke cituar zyrtarë të shumtë amerikanë të njohur me çështjen raporton Dukagjini.