Një tjetër ushtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka vdekur nga plagët e marra gjatë kundërsulmit fillestar të Iran një javë më parë, duke e çuar në shtatë numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë deri tani në luftën mes dy vendeve.
Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka theksuar se ushtari ndërroi jetë gjatë natës nga plagët e marra gjatë sulmeve të para të regjimit iranian në Lindjen e Mesme.
Sipas deklaratës, ushtari ishte plagosur rëndë gjatë një sulmi ndaj trupave amerikane në Arabia Saudite më 1 mars.
Autoritetet ushtarake amerikane theksuan se ky është ushtari i shtatë i vrarë gjatë operacionit të quajtur Operation Epic Fury, ndërsa operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë.
Identiteti i ushtarit të vrarë nuk do të bëhet publik deri 24 orë pasi të jenë njoftuar familjarët e tij.