Rritet numri i viktimave nga sulmi i madh rus në Kiev

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më parë është rritur në 21, teksa më shumë se 130 persona kanë mbetur të plagosur.

Rusia lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Kievit të martën dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare.

“Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë përmes një postimi në Telegram.

Në njoftim u shtua se 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe banimi në qarkun Solomianski.

Paraprakisht, numri i viktimave sipas zyrtarëve në Kiev ishte 14.

Zelensky tha se 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar në mbarë Ukrainën, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos mbyllë sytë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer sulme precize ndaj “ndërtesave të industrisë ushtarake në rajonin e Kievit”.

Më shumë se tre vjet që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Moska ka intensifikuar sulmet pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një armëpushimi. Bisedimet në këtë drejtim kanë ngecur. Moska ka refuzuar një armëpushim “të pakushtëzuar” që e kanë kërkuar Kievi dhe aleatët e tij evropianë, ndërkaq Ukraina ka refuzuar kërkesat e Rusisë, që i ka cilësuar si “ultimatume”./Radio Evropa e lire

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika