Rritet prodhimi i armëve ‘të fuqishme’ në Rusi për t’iu kundërvënë ‘mbështetësve’ të Ukrainës

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev ka thënë se "Rusia po prodhon më shumë armë shkatërruese për t'iu kundërvënë vendeve perëndimore që mbështesin Ukrainën"

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, të dielën e 11 dhjetorit ka thënë se Rusia po prodhon më shumë armë shkatërruese për t’iu kundërvënë vendeve perëndimore që mbështesin Ukrainën.

“Armiku ynë është i rrënjosur në Evropë, Amerikën e Veriut, Japoni, Australi, Zelandën e Re dhe një numër të tërë vendesh të tjera që janë betuar për besnikëri ndaj nazistëve të sotëm”, ka shkruar në Telegram Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit Rus.

Tutje Medvedev ka shtuar se  “Kjo është arsyeja pse ne po nxisim prodhimin e mjeteve më të fuqishme të shkatërrimit, duke përfshirë ato të bazuara në parime të reja”.

Zyrtarët rusë shpesh i referohen udhëheqjes së Ukrainës si “naziste”, duke e përdorur këtë si një justifikim për pushtimin e tyre. Ky pretendim se Ukraina drejtohet nga e djathta ekstreme është hedhur poshtë si një “gënjeshtër e thjeshtë” nga ekspertët.

Medvedev ka potencuar se armët do të bazoheshin në “parime të reja fizike”, pa detajuar saktësisht se çfarë ishin këto, raporton euronews.

AFP ka raportuar se kjo mund të jetë në lidhje me një gjeneratë të re të armëve hipersonike që Rusia ka zhvilluar vitet e fundit.

Armët e tilla fluturojnë me shpejtësi jashtëzakonisht të larta, duke i bërë ato jashtëzakonisht të vështira për t’i kapur nga sistemet mbrojtëse.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika