Rritet prodhimi i energjisë elektrike, KEK-u raporton mbi 110 mijë MWh shtesë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026 është shënuar rritje e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike në Termocentralin Kosova A.

KEK bën të ditur se në total gjatë këtyre dy muajve është realizuar një rritje prej mbi 110 mijë MWh të prodhimit të energjisë elektrike, krahasuar me periudhën përkatëse të viteve paraprake, njofton Dukagjini.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se në muajin dhjetor 2025 prodhimi i energjisë elektrike ka qenë 127 për qind më i lartë krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak, që përfaqëson një rritje prej 27 për qind, apo 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

Ndërkohë, në muajin janar 2026, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 132.9 për qind të nivelit të janarit të vitit të kaluar, që nënkupton një rritje prej 32.9 për qind, respektivisht 63,003 MWh më shumë.

Në njoftimin e saj, korporata thekson se këto rezultate janë dëshmi e punës profesionale, përkushtimit dhe angazhimit të punonjësve, si dhe të stafit teknik dhe operativ.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika