Rritet rreziku nga zjarret – 29 vatra në 8 orët e fundit në gjithë Kosovën, 12 ende aktive

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar për një përkeqësim të situatës në vend si pasojë e temperaturave ekstreme dhe erërave të forta.

Vetëm në 8 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 29 vatra zjarri në territorin e Kosovës.

Sipas Qendrës Operative të Agjencisë, 17 nga këto vatra janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga njësitë përkatëse.

Institucionet përgjegjëse u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të jashtme.

Po ashtu, çdo rast i zjarrvënieve duhet të raportohen menjëherë në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave thekson se është në gatishmëri të plotë, bashkë me Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, si dhe me Policinë e Kosovës, për të ndërhyrë dhe menaxhuar çdo situatë emergjente gjatë kësaj vale ekstreme të të nxehtit.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika