Rritja e pagave për punëtorët teknik në Prishtinë: Vendimi pritet pas bisedimeve për buxhetin

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pas takimit me udhëheqësinë e Komunës së Prishtinës lidhur me rritjen e pagave për punëtorët teknik të shkollave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, tha se nesër pritet të zhvillohen diskutimet për buxhetin dhe në bazë të tyre do të vendoset për rritjen e pagave.

“Sic kemi njoftuar sot kemi mbajtur një takim me udhëheqjen e komunës së Prishtinës. Kryesisht rritja e pagave të punëtorëve teknik që punojnë në QMF dhe disa shkolla të komunës së Prishtinës. Realisht ne paraprakisht na dhanë që nesër do të bisedohet lidhur me buxhetin dhe sigurisht nga kandi jonë, por jo nga nënkryetari do të ketë një rritje. Se sa do të jetë rritja nuk e dimë as na as nënkryetari sepse nesër do të bisedohet për buxhetin. Edhe për disa pika që kemi biseduar kemi rënë dakord, është diçka e rrallë që kemi rënë dakord për të gjitha pikat që i kemi. Dialogu me komunën e Prishtinës gjithherë ka qenë i sinqertë dhe gjithherë është realizuar sipas premtimeve që na kanë dhënë. Po shpresoj që do të realizohet edhe kjo për rritje,” tha Azemi.

Ai tregoi se është diskutuar edhe për kthimin e punëtorëve teknik në menaxhimin komunal.

“Kemi biseduar edhe për kthimin e këtyre punëtorëve në menaxhimin e komunës, është bashkëpunimi shumë i mirë i nënkryetarit që kjo do të ndodhë, por së pari duhet të ndodhë që të formohen institucionet komunale pas zgjedhjeve dhe pastaj jemi marrë vesh që të vazhdohet dialogu ashtu siç ka qenë deri më sot. Për rritjen e pagave këta edhe më herët kanë menduar dhe qysh nesër do të bisedohet për ndryshimin e kësaj page që e kemi. Këta e shohin të arsyeshme që kjo pagë duhet të rritet,” tha ai.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmbin Manaj, e cilësoi takimin si shumë të frytshëm dhe theksoi se kjo çështje lidhet ngushtë me planifikimin e buxhetit.

“Kemi pasur një takim shumë të frytshëm me përfaqësuesit e sindikatës. Është në kuadër të bisedave që kemi të vazhdueshme me sindikata. Në vitin e kaluar kemi filluar këto diskutime me sindikatën dhe siç jemi në dijeni jemi institucioni i parë në nivel të Kosovës që kemi bërë ngritjen e pagave për sektorin privat duke përfshirë këtë ngritje në kuadër të kontratave të punës që kemi me kompanitë private. Marrëveshjet që kemi pasur vitin e kaluar janë realizuar nga komuna, pagat atëherë janë ngritur prej vlerës 250 euro në 400 euro. Dhe ne tash jemi në një fazë të re, sot këtë takim e kemi mbajtur pikërisht një ditë para takimit që kemi nesër me kryetarin Rama dhe të gjithë drejtorët për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe kjo pjesë e ngritjes së pagave të sektorit privat ndërlidhet me çështjen e buxhetit që përfshihet në investimet kapitale dhe ideja është që kjo pagë të ngritet në mënyrë që të tentohet të barazohet me pagat e sektorit publik,” tha Manaj./EO

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika