Fatmir Sopi nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas mos-përfshirjes së veteranëve në rritjen e pensioneve dhe pagave nga Qeveria në detyrë.
Sopi, i ftuar në “FIVE” në TV Dukagjin, u shpreh se tash e disa herë Qeveria i përjashton dhe anashkalon kategoritë e dala nga lufta, njofton Dukagjini.
“Tash e disa herë Qeveria i përjashton dhe anashkalon kategoritë e dala nga lufta nga rritja që pretendoj të bëjë edhe pse kjo qeveri është në detyrë e ikje, për të satën herë përjashton veteranët për rritjen eventuale të pensioneve. Kurrë nuk jemi kontaktuar nga Qeveria dhe askush tjetër ndërsa në bazë të ligjit ka qenë që pensioni i veteranit të mos jetë më i vogël se paga minimale”, u shpreh Sopi.