“Rroftë UÇK-ja!” – Veteranët e UÇK-së falënderojnë qytetarët për pjesëmarrjen në protestë në Strasburg

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Strasburg, duke falënderuar të gjithë qytetarët që u bashkuan në mbrojtje të vlerave dhe të vërtetës së luftës çlirimtare.

Protesta ka qenë në mbrojtje të luftës çlirimtare, pasi ish-krerët e luftës po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Në deklaratën e publikuar në Facebook, organizata shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen masive, duke theksuar se mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve mbeten thelbësore për të mbrojtur historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë.

“Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare. Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika