“Rruga drejt Zajednicës”, Çitaku fajëson Kurtin e Gërvallën për liberalizmin e vizave për serbët 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla për vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për pasaportat serbe, të lëshuara për qytetarët serbë të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, veçanërisht kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla, për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga strukturat serbe (Drejtoria Koordinuese Serbe) për qytetarët serbë të Kosovës.

Çitaku e cilësoi këtë vendim si një prapakthim të madh për sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se kjo është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ajo fajësoi Kurtin dhe Gërvallën për një qasje të papërgjegjshme dhe aventureske që, sipas saj, ka sjellë këtë rezultat.

“Ky është prapakthimi më i madh që i është shkaktuar sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës që nga 2008. Kemi ardhur në këtë pikë si rezultat i një qasje tërësisht të papërgjegjshme, aventureske, fëminore të binomit Kurti-Gërvalla. Kryeministri ka shpërfillur aleatët kryesorë”, ka thënë Çitaku në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Ajo theksoi se vendimi për liberalizimin e vizave për pasaportat serbe është legjitimim i strukturave paralele serbe që operojnë në Kosovë. Sipas saj, ky vendim po vjen në një kohë kur Kurti proklamon shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, por realiteti është ndryshe.

“Sepse është dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në territorin e Kosovës, u është dhënë legjitimitet ndërkombëtar… Dhe kjo po vjen në një kohë kur Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti, tërë ditën trumbeton për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Kurti fatkeqësisht e ka reduktuar idenë e sovranitetit në disa zyre brenda disa objekteve komunale në veri”, ka shtuar Çitaku.

Kurse, gjatë ditës, në një konferencë për medie, Gërvalla ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar si një hap të gabueshëm nga ana e BE-së, dhe ka theksuar se përgjegjësia për këtë vendim qëndron te BE-ja e jo te Kosova.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika