Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar paradën ushtarake të mbajtur sot në Beograd nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit.
Ai ka thënë se situata e sigurisë në gjithë globin është e brishtë.
“Njerëzit tanë, qytetarët tanë e kanë provuar lirinë, ia dinë vlerën. Duke e ditur dinamikën e zhvillimit të të rinjve të vendit tim, unë e di se nuk ka asnjë rast që dikush t’i mbajë shqiptarët më të robëruar”, ka deklaruar Mustafa.
“Ne jemi me fat që miqtë i kemi ata të duhurit dhe për çdo ditë ndërthuremi mirë e më mirë me ta, duke u bërë pjesë e instrumenteve të NATO-s dhe në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.