RTV Dukagjini publikon sondazhe të reja javën e ardhshme

Ermal Panduri ka njoftuar se RTV Dukagjini javën e ardhshme do të publikojë sondazhe të reja nga UBO Consulting. Sondazhi përfshin preferencat e votuesve, përgjegjësinë për krizën institucionale dhe koalicionet e preferuara

Gazetari Ermal Panduri ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të publikohen rezultatet e reja nga sondazhet politike, të realizuara nga kompania UBO Consulting përfshi tre pyetje për llogari të RTV Dukagjini.

Sipas Pandurit, këto të dhëna do të prezantohen në edicionin e radhës të emisionit Omnibus.

Sondazhi do të pasqyrojë përkrahjen aktuale të qytetarëve për subjektet politike, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

RTV Dukagjini ka porositur tre pyetje kryesore për këtë matje të opinionit publik:

  • Cilin subjekt do ta votoni?
  • Kush, sipas jush, mban përgjegjësinë për moskonstituimin e institucioneve?
  • Cili është koalicioni i juaj i preferuar?

Publikimi i këtyre të dhënave pritet të ofrojë një pasqyrë më të qartë mbi disponimin politik të qytetarëve dhe zhvillimet e mundshme në skenën politike të vendit.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika