RTV Dukagjini sjell emision special për Kampionatin Botëror

RTV Dukagjini do të sjell emision special për Kampionatin Botëror 2022, pjesë e emisionit do të jenë edhe trajnerët Sokoli, Tovërlani dhe Munishi

Foto ilustrim





Më 20 nëntor zyrtarisht fillon Kampionati Botëror ‘Katari 2022’, dhe në Televizionin Dukagjini do të nis emisioni më i ri me shumë risi deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Televizioni Dukagjini, do të sjell për teleshikuesit e tij emision special i cili do të transmetohet çdo mbrëmje drejtpërdrejtë me fillim prej orës 22:30.

Gola, spektakël, show, debat, mysafirë të veçantë e analistët më të kërkuar në vend do t`i shohim në emisionin ‘DUELI BOTËROR’, duke nisur nga data 19 nëntor – 18 dhjetor.

Pjesë e emisionit do të jenë edhe trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur në vend; Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi.

Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika