Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Irani e ka “mashtruar” SHBA-në gjatë negociatave për programin e tij bërthamor, duke detyruar presidentin Donald Trump të ndërmarrë veprime.
Në një intervistë për “Fox News”, Rubio deklaroi se SHBA-ja kishte ofruar që Irani të kishte një program bërthamor civil, por sipas tij, “ata e refuzuan”.
“Na mashtruan. Nuk iu përgjigjën ofertave tona. U zhdukën për 10 ditë. Presidenti duhej të vepronte si përgjigje”, ka theksuar Rubio.
Ai ka përsëritur se Irani nuk duhet të ketë asnjëherë armë bërthamore dhe paralajmëroi se çdo kundërpërgjigje nga Teherani do të ishte një gabim fatal.
“Ne nuk po shpallim luftë kundër Iranit. Nuk po kërkojmë luftë me Iranin. Por nëse na sulmojnë, ne kemi kapacitete që ata s’i kanë parë kurrë më parë,” u ka deklaruar Rubio.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk është tërhequr asnjëherë nga tryeza e bisedimeve, duke shtuar se ishin sulmet izraelite dhe më pas ato amerikane që ndërprenë procesin e negociatave./BBC