Rumania raporton një dron rus në hapësirën e saj ajrore – Polonia ngrin përsëri avionë luftarakë

Rumania u bë shteti i fundit anëtar i NATO-s që raportoi një ndërhyrje me dronë në hapësirën e saj ajrore, me Poloninë që ngriti në ajër avionët në përgjigje të sulmeve të reja me dronë rusë pak përtej kufirit në Ukrainë.

Ministria e mbrojtjes e Rumanisë tha të shtunën se hapësira e saj ajrore ishte shkelur nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainën fqinje. Rumania ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 vonë të shtunën për të monitoruar situatën pas sulmeve, tha ministria në një deklaratë.

Avionët luftarakë “zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare” dhe e gjurmuan atë derisa “u zhduk nga radari” pranë fshatit rumun Chilia Veche, shtoi ajo, raporton britanikja “The Guardian“.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia po zgjeron qëllimisht operacionet e saj me dronë dhe se Perëndimi duhej të përgjigjej me sanksione më të ashpra dhe bashkëpunim më të ngushtë mbrojtës. Sulmet e fundit me dronë ishin “një zgjerim i dukshëm i luftës nga Rusia”, tha ai. “Ushtria ruse e di saktësisht se ku po shkojnë dronët e saj dhe sa gjatë mund të veprojnë në ajër”.

Ajo që kërkohej në përgjigje ishin sanksione të reja kundër Rusisë dhe një sistem mbrojtës kolektiv, argumentoi Zelenskyy.

“Mos prisni për dhjetëra raketa balistike para se të merrni vendime”, paralajmëroi ai, duke iu referuar dronëve Shahed të projektuar nga Irani që po përdor Rusia.

Në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte gati të vendoste sanksione të mëdha ndaj Rusisë, sapo të gjitha vendet e NATO-s të bënin të njëjtën gjë dhe të ndalonin së bleri naftën ruse.

Gjithashtu të shtunën, Polonia tha se ajo dhe aleatët e saj në NATO kishin vendosur helikopterë dhe avionë kur dronët rusë goditën Ukrainën jo shumë larg kufirit të saj.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika