Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, duke rritur presionin në fushëbetejë, teksa udhëheqësit botërorë po tentojnë që të arrihet një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Forcat ruse po përparojnë ngadalë në këtë rajon lindor të Ukrainës, duke iu afruar vijës kyç të mbrojtjes të Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram se forcat ruse kanë marrë nën kontroll fshatrat Sredenje dhe Kleban-Bik.

Marrja e Kleban-Bik do të shënonte një avancim të mëtejshëm drejt Kostiantinivkës – një qytet kyç i fortifikuar në rrugën për në Kramatorsk, ku ndodhet një bazë e madhe logjistike ukrainase.

Të premten, Rusia njoftoi se trupat e saj kishin marrë nën kontroll tri fshatra në rajonin e Donjeckut, rajon të cilin ajo pretendon ta ketë aneksuar në shtator të vitit 2022.

Përparimet e fundit ruse vijnë ndërsa shpresat për një samit mes presidentëve rus dhe ukrainas po zbehen – një zgjidhje që presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar si pjesë e përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të premten se “nuk është planifikuar ndonjë takim”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po përpiqej të zgjaste ofensivën.

Po të premten, Trump i tha gazetarëve se do të marrë një vendim “të rëndësishëm” brenda dy javësh mbi përpjekjet për paqe në Ukrainë, duke përmendur mundësinë që Moska të përballet me sanksione të masive, ose ai tha se mund të “mos bëj asgjë”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika