Rusia shpenzon burime të mëdha për përfitime minimale në Ukrainë

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë të Madhe ka publikuar të dhënat e fundit në luftën në Ukrainë.

Rusia “ka gjasa të ketë shtuar sulmet” rreth qytetit lindor të Marinkas në javën e fundit.

Inteligjenca britanike deklaroi se Marinka është sulmuar që nga viti 2014 dhe është “shkatërruar kryesisht nga shkëmbimet e artilerisë”.

Qyteti është rreth 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Donetsk, raporton Skynews.

“Rusia vazhdon t’i japë prioritet të lartë operacioneve të burimeve në sektorin më të gjerë të Donetskut”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Ai shtoi se Moska po “shpenzon burime të konsiderueshme për përfitime minimale”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika