Rusia qëlloi më shumë se 600 dronë dhe raketa në objektiva në të gjithë Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së dielës duke realizuar kështu një ndër sulmet më të mëdha të luftës.
Të paktën katër persona u vranë në Kiev gjatë sulmeve të natës, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Zyrtarët lokalë thanë se 42 persona u plagosën në kryeqytet dhe rajonin përreth, dhe 31 në Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.
Breshëritja ajrore ishte e treta më e madhe e raportuar nga forcat ajrore ukrainase që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.
Forcat ajrore thanë se Rusia qëlloi 595 dronë dhe 48 raketa, duke përfshirë dy raketa balistike teksa u bë e ditur se kishin rrëzuar 43 raketa dhe shumicën dërrmuese të dronëve.