Rusia tenton bllokimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia ka “tentuar ta bllokojë plotësisht” aplikacionin WhatsApp në vend, ka bërë të ditur kompania, teksa Kremlini po shtrëngon më tej kufizimet ndaj aplikacioneve të komunikimit.

WhatsApp, në pronësi të kompanisë Meta, ka deklaruar se kjo lëvizje synon t’i detyrojë mbi 100 milionë përdorues të aplikacionit në Rusi të kalojnë në një aplikacion shtetëror, të cilin kompania e ka cilësuar si mjet mbikëqyrjeje.

Zhvillimi vjen pasi rregullatorët rusë kanë kufizuar më tej edhe qasjen në Telegram, duke përmendur mungesën e sigurisë. Telegram vlerësohet se ka një numër përdoruesish të ngjashëm me WhatsApp-in në Rusi. Kremlini nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesës për koment nga BBC.

“Përpjekja për të izoluar mbi 100 milionë përdorues nga komunikimi privat dhe i sigurt është një hap prapa dhe vetëm sa e bën jetën më pak të sigurt për njerëzit në Rusi”, thuhet në reagimin e WhatsApp-it. Kompania shton se po bën gjithçka që mundet për t’i mbajtur përdoruesit të lidhur.

Autoriteti rus i komunikimeve, Roskomnadzor, i ka bërë vazhdimisht thirrje WhatsApp-it që të përputhet me ligjet vendore. Ndërkohë, media shtetërore ruse Tass ka raportuar se WhatsApp pritet të bllokohet përgjithmonë në Rusi gjatë vitit 2026.

Zyrtari rus Andrei Svintsov ka deklaruar se “masa kaq të ashpra janë plotësisht të justifikuara”, duke përmendur faktin se Rusia e ka shpallur Meta-n organizatë ekstremiste. Që nga ky vendim në vitin 2022, aplikacione si Facebook dhe Instagram janë bllokuar në Rusi dhe aksesohen vetëm përmes rrjeteve private virtuale (VPN).

Autoritetet ruse kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’i orientuar qytetarët drejt një platforme shtetërore komunikimi të quajtur Max. Aplikacioni është krahasuar me WeChat-in kinez, pasi kombinon mesazhet me shërbime shtetërore, por nuk ofron enkriptim.

Rusia ka argumentuar se WhatsApp dhe Telegram kanë refuzuar të ruajnë të dhënat e përdoruesve rusë brenda vendit, siç kërkohet me ligj. Që nga viti 2025, autoritetet kanë urdhëruar që aplikacioni Max të instalohet paraprakisht në të gjitha pajisjet e reja të shitura në Rusi, ndërsa punonjësit e sektorit publik, mësuesit dhe studentët janë detyruar ta përdorin atë.

Shefi ekzekutiv i Telegram-it, Pavel Durov, ka deklaruar se shteti rus po kufizon qasjen në shërbimin e tij për të detyruar qytetarët të përdorin aplikacionin shtetëror për mbikëqyrje dhe censurë politike. Ai ka shtuar se Irani ka ndjekur një strategji të ngjashme, por qytetarët kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar.

“Kufizimi i lirisë së qytetarëve nuk është kurrë zgjidhja e duhur”, ka thënë Durov.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika