Russell fiton Çmimin e Madh të Kanadasë

George Russell ka triumfuar në mënyrë brilante në Çmimin e Madh të Kanadasë, duke siguruar fitoren e parë të sezonit për Mercedesin dhe duke kompensuar zhgënjimin e vitit të kaluar kur humbi vendin e parë në të njëjtin pistë të Montrealit.

Piloti britanik dha një paraqitje të fortë dhe të qëndrueshme, duke menaxhuar me përpikëri strategjinë dhe presionin nga rivalët.

Max Verstappen i Red Bull përfundoi i dyti, ndërsa befasia më e madhe erdhi nga talenti i ri Kimi Antonelli, i cili me Mercedes-in e dytë arriti podiumin e parë në karrierë në vetëm 18 vjeç, duke u renditur i treti.

Oscar Piastri përfundoi i katërti, pavarësisht një përplasjeje me shokun e skuadrës Lando Norris dhe një ndalesë të vonë në bokse që i kushtoi kohë të çmuar.

Ferrari nuk arriti të shfaqë formën më të mirë në këtë garë – Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton u renditën përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Pas tyre, Fernando Alonso i Aston Martin u klasifikua i shtati, ndërsa Nico Hulkenberg i Haas vijoi me një performancë të fortë në vendin e tetë.

Esteban Ocon i Alpine përfundoi i nënti, ndërsa Carlos Sainz, që kishte shpresuar për më shumë, e mbylli garën në vendin e dhjetë.

 “Është e mrekullueshme të jem përsëri në shkallët e para. Herën e fundit për ne ishte në Vegas. Ndjeva se viti i kaluar ishte një fitore e humbur dhe ndoshta e mora fitoren sot për shkak të xhiros së jashtëzakonshme të pol position dje. Sigurisht që jam shumë i lumtur që e shoh Kimin në podium gjithashtu. Ditë e mrekullueshme për ekipin. Faleminderit të gjithëve në fabrikë që punuan për të na rikthyer duke luftuar për fitore. Ndihem mirë”, deklaroi Russell pas fitores.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika