Ruzhdi Shehu apel mërgatës: Regjistrohuni, fuqia juaj vendos të ardhmen e Junikut

Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut dhe njëkohësisht kandidati i LDK-së për zgjedhjet e ardhshme lokale për të parin e kësaj komune, ka drejtuar një mesazh për mërgatën, duke i ftuar ata të regjistrohen për të votuar.

Në një postim në Facebook, Shehu ka theksuar se roli i diasporës është vendimtar për të ardhmen e qytetit.

“Të dashur mërgimtarë, ju jeni gjysma e zemrës së Junikut! Fuqia juaj është vendimtare, sepse vota juaj mund të përcaktojë të ardhmen e Junikut për 4 vitet e ardhshme!”, ka shkruar ai.

Sipas Shehut, deri më tani 577 bashkëqytetarë nga mërgata janë regjistruar për të votuar, ndërsa regjistrimi mbyllet më 29 gusht 2025. Ai u bëri thirrje të gjithëve që ende nuk e kanë kryer këtë proces të shfrytëzojnë mundësinë duke e konsideruar si një hap të madh për vendlindjen.

Shehu theksoi se synimi është arritja e mbi 1,000 të regjistruarve nga diaspora, duke shtuar se një pjesëmarrje e tillë mund t’i japë Junikut fitoren pa balotazh.

“Vota juaj nuk është vetëm një numër. Ajo është një përqafim për vendlindjen, një zë që ndjehet në shtëpi dhe një pjesëmarrje aktive në të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku”, ka theksuar kandidati i LDK-së.

Ai i ftoi bashkatdhetarët që këtë mesazh ta ndajnë me familjarë, miq dhe bashkëqytetarë, duke përkujtuar se çdo votë ka peshë të madhe për zhvillimin dhe projektet konkrete për Junikun.

👉Linku për regjistrim: http://diaspora.kqz-ks.org

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika