Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka shkruar mbi raportimet e mediave botërore për “Safarin e Snajperëve”, organizuar nga njësitë famëkeqe të kriminelëve serbë Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq për vrasje rekreative në Sarajevë gjatë rrethimit në vitet 1992-96, për të cilat një prokuror italian ka nisur hetimet.
Stojkoviq ka publikuar pamjet e Aleksandar Vuçiq nga ajo periudhë që tregojnë se ai mbante një pushkë ose snajper derisa po shëtiste kodrat nga ku gjuajtjet me snajper vranë civilë në Sarajevë.
Zika Helez, ministër i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës tha vitin e kaluar se Vuçiq qëlloi civilët në Sarajevë me snajper
Pavarësisht provave gjithnjë e më intensive, prokuroria publike në Beograd nuk nis hetime, edhe pse mediat botërore shkruajnë se “Safari i Snajperëve” morbid ishte organizuar nga vrasësit që vinin në Beograd, e më pas nga pjesëtarët e ushtrisë serbe në kodrat përreth Sarajeva do të vrasin “rekreativisht” njerëz me snajper, për një tarifë 100.000 eurosh aktuale, shkruan Stojkoviq.
Në anën tjetër, arma që Vuçiq po e mban në kodrat rreth Sarajevës në atë kohë, në mënyrë të papërmbajtshme ngjan me ndonjë version të pushkës snajper. Kështu mund të mendojmë për arsyet pse prokuroria në Serbi nuk përgjigjet për temën e re, kujton avokati i njohur serb.
Padia në Milano u paraqit nga gazetari Ezio Gavazzeni, i cili përshkruan një “gjueti njeriu” nga “njerëz shumë të pasur” me pasion për armët, të cilët “paguanin për të qenë në gjendje të vrisnin civilë të pambrojtur” nga pozicionet serbe në kodrat përreth Sarajevës.
Sipas disa raporteve, për vrasjen e burrave, grave ose fëmijëve u ngarkuan tarifa të ndryshme. Më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën gjatë rrethimit brutal katërvjeçar të Sarajevës.
Akuza të ngjashme për “gjuetarë njerëzish” nga jashtë janë bërë disa herë gjatë viteve, por provat e mbledhura nga Gavazzeni, të cilat përfshijnë dëshminë e një oficeri të inteligjencës ushtarake boshnjake, tani po shqyrtohen nga prokurori italian i antiterrorizmit Alessandro Gobbis. Akuza është vrasje.
Gavazzeni filloi të gërmonte më tej dhe në shkurt u dorëzoi prokurorëve gjetjet e tij, të cilat thuhet se përbëjnë një dosje prej 17 faqesh që përfshin një raport nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës Benjamina Kariq.
Në vitin 1992, shkrimtari dhe politikani i ndjerë nacionalist rus Eduard Limonov u filmua duke qëlluar disa herë në Sarajevë nga një mitraloz i rëndë. Ai po bënte një turne në pozicionet kodrinore nga krimineli serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq, i cili më vonë u dënua për gjenocid nga një gjykatë ndërkombëtare në Hagë.