Samiti i BE-së: Osmani e falënderon kancelarin gjerman, Scholz për përkrahjen e palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e BE-së në takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz , ka thënë që ai është përkrahës i palëkundur i Kosovës dhe perspektivës evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në samitin e BE-së me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Të enjten e 23 qershorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë punimeve që janë duke u zhvilluar në Samitin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka takuar edhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për të cilën ka shprehur mirënjohje në emër të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.

Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se kancelari gjerman, Scholz është përkrahës i palëkundur i Kosovës dhe perspektivës evropiane.

“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në samitin e BE-së me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Ndryshe, në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë mbi sfidat me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika