Samiti i NATO-s, Osmani: Pjesëmarrje historike për Kosovën

"..Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i jepin partneritetit me Kosovën", ka deklaruar presidentja Osmani në një intervistë për emisionin "FIVE"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përfaqësuar vendin në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington, me ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “FIVE”, Osmani ftesën e presidentit amerikan, Biden e ka quajtur si mesazh të fuqishëm për Kosovën, duke thënë se është treguar se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe është potencuar rëndësia e jashtëzakonshme e partneritetit ShBA-Kosovë.

“Kosova është e nderuar shumë nga Shtëpia e Bardhë, me Bidenin në veçanti me ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës. Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i jepin partneritetit me Kosovën”, ka deklaruar Osmani.

Pjesëmarrjen në këtë samit, e para e vendit e ka cilësuar si pjesëmarrje historike për Kosovën.

“Në përgjithësi, ishte pjesëmarrje historike për Kosovën, që tregoi përkushtimin e Aleancës dhe ShBA-së me Kosovën”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka thënë se ShBA-ja e mundësoi këtë për Kosovën, përkundër që Kosova nuk është anëtare e NATO-s e Partneritetit për Paqe.

Ajo ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Biseduam për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë, Boe Biden, në fushën e sundimit të ligjit, përveç kësaj në aktivitetet e para të këtij samiti, biseduam për hapat përpara që duhet të bëjmë. Administrata ka treguar përkushtim të veçantë, që siguria në Kosovë të mbahet në nivel të lartë. Përkushtimi i vetë presidentit Biden tregon se ShBA-të do vazhdojnë me përkrahje të palëkundur për shtetin tonë”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se Biden ka bërë çmos që si presidente të jetë e pranishme në këtë samit.

“Ky është mesazh për skeptikët e NATO-s që me rolin udhëheqës të ShBA-së e kanë shpëtuar një popull nga shfarosja, e tashmë jemi shtet demokratik. Administrata e Biden ka bërë çmos që unë si presidente të jem e pranishme, tregon përkushtim të veçantë”, ka potencuar ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika