SBASHK: Qeveria Kurti me qasjen e gabuar ndaj sindikatave, i ka ikur dialogut

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke prezantuar raportin e punës, ka deklaruar se edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti ka vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë

Ymer Ymeri- SBAShK

SBASHK-u ka kritikuar Qeverinë për qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe ikje nga dialogu, në konferencën e fundvitit.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke prezantuar raportin e punës ka deklaruar se fatkeqësisht edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti e në këtë kuadër edhe Ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë për çka  përmes shkresave janë kritikuar edhe nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë dhe Internacionales Botërore të Arsimit (EI), që numëron 32 milionë anëtarë”, thuhet në njoftim.

Tutje, kreu i SBASHK-ut ka thënë se ekzekutivi madje ka pasur tendencë për shuarjen e tyre.

“Jasharaj ka kujtuar edhe tendencën e Qeverisë për shuarjen e sindikatave përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova, por u ka shkuar huq, siç tha Jasharaj, sepse shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë e në SBASHK. Ai pastaj  ka përgëzuar veprimtarët sindikalë dhe stafin qendror, të cilët kanë arritur të realizojnë detyrat e planifikuara për vitin 2023”, vazhdon njoftimi nga SBASHK-u.

Ndërkaq, Këshilli Drejtues ka shpallur koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymerin, si sindikalist të vitit, ndërkaq kryetarin Rrahman Jasharaj si sindikalist të vitit në nivel vendi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika