SBASHK-u do të mbajë protestë më 4 dhjetor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se më 4 dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jasharaj ka deklaruar se kjo protestë vjen pas dështimit të negociatave për Kontratën Kolektive, për çka fajtore kryesore bën ministren e Arsimit.

“Ajo që dihet tanimë është se po më 4 dhjetor do të ketë protestë edhe në këtë protestë kemi ftuar vetëm kryetarët e Shoqatave Sindikale, kryesitë pastaj udhëheqësit në nivel komunal të universiteteve dhe kryesinë qendrore. Por presim që të jetë një numër i madh ngase kemi shumë shoqata dhe besoj do të kalohet numri prej një mijë e më shumë dhe kjo protestë i adresohet më shumë Ministrisë së Arsimit, ngase zonja Nagavci, edhe në të kaluarën kishte qasje të gabuar ndaj Kontratës Kolektive dhe tani kur Ligji i Punës obligon të dy palët që të negociojnë kontratën e re”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka shtuar se ministrja Nagavci dhe Qeveria Kurti “kanë bërë gjithçka që sektori i arsimit të mos ketë një Kontratë Kolektive”.

Një tjetër kërkesë e sindikatës është ngritja e koeficientëve të pagës me 30 për qind, për punëtorët e arsimit.

Jasharaj ka thënë se protesta e paralajmëruar për më 4 dhjetor do të shërbejë si një alarm për qeverinë dhe ministren Nagavci, për të reflektuar dhe për t’u ulur në negociata me sindikatën./EO

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika